LSI del më vete, nxjerr kandidat për zgjedhjet në Kavajë

Shqipëria

LSI del më vete, nxjerr kandidat për zgjedhjet në Kavajë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:59
Kavajë

Zhvillime interesante po sjellin zgjedhjet e 25 qershorit. Pas paktit Rama-Basha për zgjedhjet parlamentare, tashmë po shikojmë konfiguracione dhe “koalicione” parimore.

Krahas zgjedhjeve parlamentare me datë 25 maj do zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës. Janë regjistruar PD dhe PS, dhe sonte në darkë LSI-ja shpalli kandidatin e saj për këtë bashki.

Eshtë Maksim Kona, Doktor i shkencave inxhinerike, i diplomuar në Torino, i cili do jetë kandidati për kryetar bashkie në Kavajë. LSI e ka dërguar emrin e tij në KQZ dhe  tashmë Kavaja do ketë tre kandidatë për kryetar bashkie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat