Koalicionet, Milo: Nuk kishte vullnet

Shqipëria

Koalicionet, Milo: Nuk kishte vullnet

Më: 26 maj 2017 Në ora: 02:06
Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo

Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo tha se ka patur mungesë vullneti në përfshirjen e ngritjes së koalicionet për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Nuk ka ekzistuar vullneti i dy të mëdhave që bënë këtë marrëveshje. Ata kanë shkuar me ndërgjegjje për të mos lejuar koalicionet. Partia Socialiste unë jam i bindur që ka shkuar me ndërgjegjje me këtë, sepse kishte mundësi para 19 prillit për të krijuar koalicione, por e zvarriti këtë”, tha ai.

Duke folur në Top Story, Paskal Milo thotë se ka ende kohë dhe duhen gjetur mënyra për të lejuar krijimin e koalicioneve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat