Rama flet për helmimin në mitingun e PD-së: Të mësojmë sa më shpejt arsyet

Shqipëria

Rama flet për helmimin në mitingun e PD-së: Të mësojmë sa më shpejt arsyet

Më: 28 maj 2017 Në ora: 21:40
Edi Rama

Gjatë darkës së iftarit në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të arsyeve që çuan në lëndimin e disa mbështetësve të opozitës dje në mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Rama u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar, me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe me urimin po ashtu që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat