LIBRA hap fushatën - Blushi ironizon PD-PS: Çadra dhe kërpudha janë njësoj

Shqipëria

LIBRA hap fushatën - Blushi ironizon PD-PS: Çadra dhe kërpudha janë njësoj

Më: 29 maj 2017 Në ora: 06:12
Ben Blushi

Kryetari i LIBRA, Ben Blushi shprehu bindjen se forca politike që ai drejton do të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 qershorit. Ai prezantoi kandidatët për deputetë, duke kërkuar nga qytetarët një votë morale në emër të një Shqipërie me më shumë punë e mirëqënie.

LIBRA ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Kryetari Ben Blushi kërkoi nga qytetarët një votë morale duke shprehur bindjen se Libra do t`i fitojë zgjedhjet.

Blushi: Është dita ku kemi ardhur dhe jemi mbledhur në Tiranë për të festuar fitoren tonë në këto zgjedhje dhe mos i duket askujt shaka se ne mund ti fitojmë zgjedhjet dhe do ti fitojmë zgjedhjet. Ne do bëjmë bashkë Shqipërinë morale dhe të kërkojmë votën morale të Shqipërisë. Ata që duan ta mbajnë Shqipërinë peng të së kaluarës, ata që duan ta mbajnë Shqipërinë në varfëri, ata le të votojnë për qeverinë, për qeverinë e Saliut dhe  Edi Ramës. Kush ka një votë morale në Shqipëri, kush beson që Shqipëria mund të bëhet ka vetëm një rrugë dhe rruga jona është Libra.

Blushi ironizoi edhe dy forcat e mëdha politike, Partinë Socilasite dhe atë Demokratike

Blushi: Pashë që kjo partia e çadrës se në fakt i kanë ndryshuar emrat këta, çadra dhe kërpudha, të dyja kanë një të përbashkët. Vijnë nga lagështia kurse LIBRA vjen nga drita e diellit, prandaj jemi të verdhë.

Blushi akuzoi se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, tashme bashke në qeveri, kërkojnë të mbajne peng sistemin e drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat