Komentuesi bën pazar me Ramën për votën: Meta iPhone kurse ti…

Shqipëria

Komentuesi bën pazar me Ramën për votën: Meta iPhone kurse ti…

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Mat ku është takuar me simpatizantë të partisë se tij.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Rama shkruan:

ERTV Live????: Klos – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste???? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????????????????me #Shtet???? #Punë????#Mirëqenie????

Por lidhur me këtë aktivitet të tij të radhës shumë qytetarë i kanë komentuar duke i tërhequr vëmendjen atij që të bëjë më shumë punë për këtë rreth.

Nje qytetar i shkruan qe ti bleje nje Samsung qe ta vetoje, sepse iPhonin do ia bleje Meta.

Qytetari: Me jep mua nje Samsung te te vetoj se iPhonet i ka zene Meta?

Rama:  E paske shume te bukur e te zgjuar qenushin, mbase te ndihmon te ngresh nivelin e humorit. 

Image

 

Por një komentuese i ka shkruar se fitorja e vetingut është vetëm në momentin që ai dhe të tjerët të përfundojnë në burg, pasi kanë bërë miliona nga paratë e popullit.

Komentuesja: Ky nuk e di qe fitorja e vetingut është kur te vesh ti me te tjetër ne burg qe jeni bëre milionerë me paratë e atij populli qe ha ato budallallëqe qe nxirrni nga goja

Rama: Violeta, meso shqipen xhan se i paske fjalite si ndertime pa leje????

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat