Rama tallet keq me Lulzim Bashën: Pasi e takova, u bëra dhe unë demokrat

Shqipëria

Rama tallet keq me Lulzim Bashën: Pasi e takova, u bëra dhe unë demokrat

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:55
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral me gratë e Dibrës, nuk ka lënë për komentuar listën e shumëpërfolur të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Rama ka ironizuar me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se pas u taku me të, është bërë edhe ai demokrat.

“Në fund të ditës vota është për të marrë në punë grupin e njerëzve që do të kryejnë më mirë sipas teje punët që ti ke nevojë.

 Po e marr nga fëmijët, duke menduar për gjithë prindërit që janë demokratë, demokratë jemi të gjithë ne, sidomos pasi takova dhe Lulin edhe unë demokrat jam.

Por po flasim për ata që janë me bindje të djathta, që unë nuk e di se çfarë domethënë kjo, por nejse dhe do shkojnë të votojnë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat