Rama: Na jepni 71 mandate, që mos ta ndajmë shtetin si tepsi

Shqipëria

Rama: Na jepni 71 mandate, që mos ta ndajmë shtetin si tepsi

Më: 30 maj 2017 Në ora: 16:20
Edi Rama

Si shembullin më të mirë se bashkëqeverisja në koalicion dëmton themelet e shtetit, Kryeministri sjell administratën publike.

Me ketë argument, Kryeministri iu shpjegon fermerëve të Sohodollit në Dibër, arsyet përse do që timonin e qeverisë ta drejtojë i vetëm.

E si për ta përforcuar shembullin e tij kreu i socialistëve e bën më të prekshëm teksa i drejtohet investitorit vendas që i ka mikpritur në biznesin e tij.

Shqetësimit të fermerëve për betejën me gjykatat për çështjet e pronësisë, Kryeministri iu premton se do t’ju jep përgjigje Vetting -u. Ndërsa një tjetër premtim është dhe ai se në mandatit e dytë qeveria e tij do të fokusohet në ndërtimin e rrugës së prodhimit bujqësor përveç “Rrugës së Arbërit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat