Djali i Servet Pëllumbit, biznesmeni kandidat i PS: Ç’më tha im atë kur hyra në politikë

Shqipëria

Djali i Servet Pëllumbit, biznesmeni kandidat i PS: Ç’më tha im atë kur hyra në politikë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 08:25
Arben Pëllumbi

I 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të Tiranës, Arben Pëllumbi është i bindur që do zgjidhet deputet. Djali i profesorit dhe një prej emblemave të Partisë Socialiste deklaron se PS do marrë më shumë se 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në të parën intervistë televizive, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Pëllumbi tregoi se e vetmja këshillë që i ka dhënë i ati kur vendosi të futej në politikën e lartë ishte të tregojë vlerat më të larta të moralit, një cilësi që e kishte edhe i ati i tij.

Një biznesmen që futet në politikë, Arben Pëllumbi tregoi se për të është një sfidë e re në jetë por pa pasur asnjë frikë nga vështirësitë, konkurrenca, pengesat e gjithçka, problem që i ka kaluar në këto 27 vjet si biznesmen.

I pyetur nëse ia vështirëson karrierën fakti që gjithnjë do ta cilësojnë djali i Servet Pëllumbit, ai tha: “Kjo ka të mirën e vet se pse të gjithë më njohin kush jam dhe background kam, por nga ana tjetër kjo ka edhe vështirësinë e vet, sepse kurrë nuk mund të bie nën një nivel të caktuar. Por unë dhe im vëlla asnjëherë nuk e kemi vënë nën presion babanë me çështje të jetës dhe punës sonë”. Megjithatë Arben Pëllumbi shprehu krenarinë që është djali i profesor Pëllumbit por sipas tij akoma më shumë ndjehet krenar për mamanë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat