Edi Rama: Ja marrëveshja ime me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve!

Shqipëria

Edi Rama: Ja marrëveshja ime me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve!

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 08:29
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte ne një intervistë për gazetarin Çim Peka në emisionin “Fakt” se, mes tij dhe kreut të opozitës, “ekziston një marrëveshje për ndarje përgjegjësish qoftë për zgjedhjet qoftë dhe për periudhën mbas zgjedhjeve, kur është koha që qeveria të mos jetë vetëm në përpjekjen për anëtarësimin në BE, por edhe opozita ta bëjë punën e saj, në mënyrë që Shqipëria të ketë një avokati të plot dhe të njëzëshme, dhe jo të ketë një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe në këtë mënyrë të krijojmë një imazh shumë të pakëndshëm, për të thënë një fjalë të butë, në sy të partnerëve tanë ndërkombëtarë”.
“Kemi rënë dakord që të bëjmë atë që bëjnë të gjithë vendet normale të cilat kanë opozitë dhe qeveri që janë në debate të vazhdueshme brenda vendit, por kur vjen puna jashtë vendit flasin me një zë për vendin e tyre, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe duke mbrojtur interesin strategjik të vendit. Konkretisht nuk bëhet fjalë për të pasur një opozitë që flet mirë për qeverinë, por bëhet fjalë për të pasur një skenë politike të papolarizuar në anglisht, ndërsa në shqip nuk ka asnjë problem që të vazhdojmë betejën siç ka ndodhur në gjithë këto vite”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet Rama u shpreh se, “jemi shumë besimplotë që ne mund të realizojmë objektivin për të pasur një shumicë absolute si PS, jo për të pasur më shumë pushtet për veten, se po të ishte për të pasur më shumë pushtet për veten ne kishim mundësinë për të marrë mbi 100 deputetë dhe të mbanim interesin e pushtetit mbi interesin e shtetit dhe të Shqipërisë, për faktin se deri në sekondën e fundit ne bëmë përpjekjen që ti japim një zgjidhje asaj situate sa dramatike dhe qesharake që u krijua, tregon që ne duam që të kemi më shumë përgjegjësi për të mbajtur të vetëm timonin e reformave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat