U shfaq si polic, qytetarja: Ti je për karagjoz në tavolina nën efekt alkoolit! Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

U shfaq si polic, qytetarja: Ti je për karagjoz në tavolina nën efekt alkoolit! Ja si përgjigjet Rama

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 18:53
Kryeministri Edi Rama

E ndërsa partitë politike në vend kanë hyrë në rrugën e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeministri Edi Rama, shikohet të jetë mjaft aktiv në fushatën e tij duke e postuar çdo aktivitet por jo vetëm në rrjetin e tij social “Facebook”.

Me anë të një postimi të publikuar së fundm,i Rama shfaqej në një video ku ishte në pozicionin e policit rrugorë, ku kapi në flagrancë drejtuesin e mjetit dhe nuk u korruptua.

Por lidhur me këtë postim të tij shumë ndjekës i kanë shkruar dhe komentuar.

Një qytetare i shkruan: Nje rast i paster i shkeljes se ligjit per perfshirjen e punonjesve dhe mjeteve te administrates publike ne fushate elektorale. Makinat e policise jane blere, funksionojne dhe mirembahen me taksat tona dhe sduhet kurrsesi te perdoren per propaganda elektorale. Nje tjeter shkelje eshte perdorimi i mjeteve te forcave te armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga nje civil. Por nuk zhgenjen kurre kryeministri jone ne nje dicka te vetme, ne mos respektimin e ligjit. Edvin, ske mend ti per kryeminister, as per polic. Ti je per karagjoz ne tavolina nen efekt alkoli!

 Rama: Hahahahaha sa e lodhur, po kush te tha ty qe eshte marre nga policia makina ah ah ah…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat