Befason analisti: Rama i bëri një rreng Bashës, koalicionin do t’a bëjë me…

Shqipëria

Befason analisti: Rama i bëri një rreng Bashës, koalicionin do t’a bëjë me…

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 08:01
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Analisti Artur Zheji është shprehur se pavarësisht toneve të ashpëra mes PS-së dhe LSI-së në fushatë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Rama është i detyruar të bëjë koalicion me Ilir Metën.

Zheji tha mbrëmë në “Opinion” në TV Klan se kjo është rruga e vetme që Ramës do i leverdiste më mirë. Ai tregoi se nëqoftë se PS fiton edhe me vetëm 1 për qind, ajo ka leverdi të qeverisë me Ilir Metën dhe jo me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas tij, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk është asgjë tjetër veçse një dredhi e dyfishtë e kreut të PS-së ndaj Lulzim Bashës.

Zheji e argumentoi këtë qëndrim me faktin se kjo ngjarje ose skemë politike është rikthyer edhe njëherë tjetër në memorien e shqiptarëve e mbi të gjitha në skenën politike.

Analisti theksoi se nëse dredhia bëhet njëherë, ajo zë një hapësirë të plotë në mendjen e njerëzve dhe të kundërshtari, por kur e provon për herë të dytë të njëjtën skemë, duhet t’a bësh shumë të besueshme.

Zheji solli në kujtesë, ngjarjet e vitit 2008, ku protagonistë të së njëjtës skemë ishin kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës së asaj kohe Edi Rama.

Historia, sipas analistit Zheji është, pak a shumë, e përmbledhur kështu: Berisha pas viti 2009 kur kishte arritur marrëveshjen tregonte me humor në studio televizive se nuk do e lejonte Edi Ramën të thyente vazon e zgjedhjeve.  Mirëpo, më pas, i dha në pjatë biftekun. Por harronte se bifteku ishte koka e vëllait të vet. Ishte koka e Ilir Metës. Pra i tha: do t’a vrasim vëllain? Historia e Makbethit. Pyeste, t’a vrasim Ilir Metën. Ta vrasim?,- po të them. Do një dorë, e ftoj unë në kështjellë t’i vrite. Dhe i dha reformën kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Historia përsëritet. Tentuan t’a vrasin Metën, pasi e lanë me katër deputet, e masakruan. Por në atë kohë ai mbijetoi. Dhe pastaj ai shkoi me PD-në, por këto rrethana emocionale harrohen. LSI-ja tani del si një forcë që shkon me një parti dhe një tjetër, por ajo ishte e kushtëzuar të shkonte me PD-në në vitin 2009”.

Por historia nuk ndalet këtu. Sipas Zhejit, tani është Edi Rama që kërkon t’i bëjë një rreng kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mirëpo, Zheji shpjegon se nëse ustai i madh që ishte Berisha ia bëri ustait të vogël që ishte Rama, pra me pak fjalë e futi në zgjedhje. Tani është Rama që duhet t’i bëjë me patjetër një rreng Bashës. T’a fusë në zgjedhje. E njëjta histori. Me arsyen, se kryeministrit i digjet e gjithë loja, i gjithë mandati i dytë. Nëse në 2008, Berisha i dha kokën e Ilir Metës, tani ky duhet të japë diçka. Në fakt, Rama i dha Berishës, kokën e Bashës.

Ironia e analistëve: Pas marrëveshjes Rama-Basha, prangat shkuan për skrap

Analisti Artan Hoxha është shprehur se sipas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do të ketë më sulme të forta mes dy partive kundërshtare. Hoxha tha se më këtë rast nuk do të ketë as hakmarrje, kontestime por do të ketë njëlloj bashkëpunimi mes tyre.

Teksa Hoxha po fliste kanë ndërhyrë edhe analistët e tjerë duke thënë se nuk do të ketë as pranga: “Prangat u shkrinë”, u shpreh Zheji. Më tej batutën e vazhdoi analisti Mark Marku i cili tha se “prangat shkuan për skrap”, këto batuta kanë shkaktuar të qeshura mes të ftuarve në studion e ‘Opinion’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat