Rama: Ka shumë për të humbur nëse PS nuk mban timonin e reformave

Shqipëria

Rama: Ka shumë për të humbur nëse PS nuk mban timonin e reformave

Nga: B.S Më: 7 qershor 2017 Në ora: 08:19
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar qytetarët për një ditë të mbarë përmes një video nga Lungomare e Vlorës.

Rama pamjet në video i quan spektakël të veçantë, gjersa tregon se për këtë kanë bërë shumë.

Ai gjithashtu ka shfrytëzuar videon që t’iu kujtojë qytetarëve se do të humbin shumë nëse Partia Socialiste nuk mban pa të tjerë në prehër timonin e reformave.

Ndryshe, Rama është i njohur edhe si Kryeministri i cili qëndron i afërt me qytetarët përmes rrjeteve sociale.

Postimi dhe video postuar nga Kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të një spektakli mjaft të veçantë nga Lungomare e Vlorës 

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste   nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet  #Punë   #Mirëqenie.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat