Kritika e fortë e Blushit: Rama ndërtoi kakistokracinë e parë në Europë

Shqipëria

Kritika e fortë e Blushit: Rama ndërtoi kakistokracinë e parë në Europë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:27
Kreu i LIBRA Ben Blushi

Kreu i LIBRA Ben Blushi ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku ai thotë se vendi ynë prej shumë vitesh drejtohet nga të njëjtët njerëz, duke e përkufizuar sistemin politik shqiptar si kakistokraci. Kjo fjalë vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin se vendi qeveriset nga njerëzit më të paarsimuar, më të këqijtë dhe më të paaftët.

Sipas Blushit, më datë 25 qershor do të përmbyset kakistokracia. Për të, politikanët në pushtet si Sali Berisha dhe Edi Rama kanë ndërtuar këtë sistem politik, e para në Europë që nga shekulli i XVII.

Shënimi i Ben Blushit:

KAKISTOKRACIA SI KRYEVEPRA E EDI RAMËS

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqijtë e mundshëm. Kakistos është e keqja superiore dhe krat është regjimi. Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt, as program, as ide dhe as mirësi. Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. Imagjinoni për një çast çdo njeri që ata kanë punësuar, kanë futur në parlament apo nxjerrin në TV. A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqij të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë. Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më çështje partish, është çështje misioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat