Rama shton tonet nga Finiqi: Dy gishtat i kemi ne tani, mos diskutoni më…

Shqipëria

Rama shton tonet nga Finiqi: Dy gishtat i kemi ne tani, mos diskutoni më…

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 14:47
Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga takimi i Finiqit ka kërkuar votën e minoritetit për PS dhe asnjë forcë tjetër.

Duke forcuar tonet dhe akuzat ndaj Dules, Rama theksoi se PS tani i ka dy gishtat dhe presin edhe votat e demokratëve.

“Mos na lini njeri në prehër, të na ngecë makina. Se për atë punë janë ata të na thonë ktheu atje se më shpëtoi, mbaje këtu se kam nevojë. Dy gishtat i kemi ne tani, ne të na votojnë dhe demokratët ky thotë hajdeni pas berihajit se unë dua atje, pse ajo karrigia nuk mban njeri tjetër përveç Vangjelit”- tha Rama.

Ai ka akuzuar Berishën dhe Bashën për deklarata absurde dhe premtimet e fushatës, ai kujtoi se kohen e votimit te Reformes, kur Kuvendi u be “kullote” e gjitha jeshile dhe erdhen nje nga nje e votuan, edhe pse thane kurre.

“Si thoshte Saliu, vrit veten se do vij puna do të vrasim ne. Tani unë veten e kam me vete, asnjë centimetër s’më hoqën. Luli thotë republika e re unë jam kryeministri i ekonomisë më kujtohet kur i thoshte në Tiranë, më votoni mua se çmimin e bukës do e caktojë bashkia dhe e hëngrën shumë njerëz”- tha Rama.

Pasi foli për histori pengmarrje, Rama nga Xarra: Do jemi nën shantazh nëse…

Kryeministri Edi Rama u ndal sot ne vijim te takimeve te fushates elektorale, ne Xharre te Sarandes, nga ku ka sulmuar edhe nje here PD dhe LSI. Pasi dje ai foli per histori pengmarrje, dhe reagime pati edhe nga eksponente te Levizjes Socialiste per Integrim, Rama sot u tha banoreve ne Xarre se nese PS nuk do ta kete e vetme timonin e qeverise, do jete nen shantazh.

“S’mund të vazhdojmë më me histori të vjetra partish që marrin vota lart e poshtë dhe pastaj mblidhen në Tiranë për ta marrë shtetin si tepsi ku njëri do bujqësinë, tjetri blegtorinë, tjetri ujin, tjetri dritat dhe pastaj secili shikon se si atë që merr ta përdorë jo për shtetin por për pushtetin, interesat e klientelës së partisë së vet.
Ne duhet sëbashku të marrim një vendim se këtë se bëjnë dot as kryeministri as ministrat as udhëheqësit, këtë e bën vetëm populli me votë. Do jemi në shantazh për të anulluar ligjin e arsimit të lartë që është një nga reformat historike se asgjësoi nevojën për të pasur një mbiemër të njohur për të pasur një baba të pasur, në universitet sot hyjnë ata që e meritojnë dhe s’ka një rast të vetëm që të ketë hyrë përpara dhe të ketë kapërcyer rradhën dikush që ka lënë pas një që meriton të ketë një vend të mirë.
Mora shembullin e arsimit, mund të marrim shembull në cdo sektor. Cili shqiptar i ndershëm do të kthehemi te historia që disa të paguajnë energji elektrike disa jo?”

Ai ka sulmuar edhe kreun e PBDNJ Vangjel Dule duke u kerkuar banoreve te mos japin asnje vote per Dulen.

“Si do ja bëjnë tani camët? Ky vangjeli u nderua në PS sic nuk është nderuar asnjë përfaqësues i minoritetit, u bë nënkryetar i Kuvendit sapo u zgjodh Idrizi pas ca kohësh dha dorëheqjen. Pse e dha dorëheqjen? Se nuk bashkëjetonte me camët, secili është përfaqësues i atyre që përfaqëson pse duhet të ikte ky nga nënkryetar Kuvendi?
Na shfaqet me Dashin e Havasë dhe vjen këtu e thotë unë e Dashi do bëjmë republikën e re, asnjë votë Dules se është vota më e pavlefshme, është vota e një verbërie të pashoqe, ai do të përfaqësonte minoritetin atje, smë ka ardhur një herë 44 muaj kryeministrër s’mu shfaq një herë të më kërkojë një investim, zgjidhje për një problem njerëzisht
vetëm në parlament për të nxitur sherr”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat