Kryeministri Edi Rama ka qenë në Ksamil këtë të enjte me kultivuesit e midhjeve dhe për herë të parë ka treguar se kush është talenti i vetëm i Lulzim Bashës, sipas tij.
Për të treguar për “talentin” në fjalë, Rama I është rikthyer kohës kur në luftën për bashkinë e Tiranës, kryeministri ishte përballë Lulzim Bashës.
Nuk e di se thotë Luli mos trego barcaleta. Dhe rri dhe merret me pantallonat e mia. Një herë u thotë çitjane një herë u thotë poture, një herë u thotë tirqe. Nuk e di lloj -lloj. Çfarë barcalete? Këto janë të gjitha të vërteta. Çfarë barcalete?
Thotë të tërë fëmijët do të hanë falas në shkollë. Me kujtohet kur thoshte votoni per mua dhe cmimin e bukës do ta marrë bashkia.
Dhe dilte me bukë në fushatë dhe thoshte është shumë e shtrenjtë, këta janë krimet e Edi Ramës. Ai ka një talent të madh që gënjeshtrën e beson vetë...
Del tani dhe na thotë, jam kryeministri i ekonomisë se e kam bërë programin me njerëzit e kancelares Merkel… po me njerëzit, me një fjalë, me njërëzit që banojnë përballë Merkelit…. ” tha Rama.