Koalicioni PS-LSI, Meta: Ja kur nisi ‘krisja’ mes meje dhe Ramës

Shqipëria

Koalicioni PS-LSI, Meta: Ja kur nisi ‘krisja’ mes meje dhe Ramës

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 21:39
Edi Rama dhe Ilir Meta

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka treguar sot për publikun se kur kishin nisur ‘krisjet’ e marrëdhënies me bashkëaleatin e tij, Edi Ramën. I ftuar në ‘Opinion’ Meta tha se ‘krisja’ e parë mes tyre nisi që në zgjedhjet lokale të 2-15-ës.

“Ai përdor për qoka koncesionet. Zoti Rama donte të bënte reformë në drejtësi për të kapur drejtësinë, dhe për t’i ulur kokën opozitës. Unë nuk kam pasur hallin e PD, se ato le ti zgjidh vet. Kam pasur shqetësimin e stabilitetit të vendit. Kjo ishte mërzitje e zotit Rama me mua. Thyerja ka nisur që në zgjedhjet lokale në 2015-ën. Kemi pasur shumë përplasje. Unë kam patur shqetësim stabilitetin e vendit. Kam pasur shqetësimin se një reformë e tillë nuk kalon duke përçarë PD-në. Kjo do të bllokonte negociatat me BE-në. Dhe për atë çështje që unë kam insistuar opozita kishte të drejtë. Këtu u mërzit zoti Rama shumë me mua. Ai e donte drejtësinë për vete. Në fakt pas zgjedhjeve lokale patëm krisjen e parë. Në rastin e dytë, Rama i donte zgjedhjet pa opozitën. Ai e ka futur Bashën për zgjedhje për ta përdorur. Është shumë e qartë kjo gjë. Të gjithë e kanë kuptuar këtë. Ata kanë bërë marrëveshje që të sabotojnë zgjedhjet për krizat e brendshme të partive. Ja, një njeri që do republikë të re dhe çon në mes të natës listën e PD-së pa pyetur kryesinë.”, pohoi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat