Ish-kryeministri Berisha: Të hetohet sekretari i MAS, po shkel ligjin me urdhër të Ramës

Shqipëria

Ish-kryeministri Berisha: Të hetohet sekretari i MAS, po shkel ligjin me urdhër të Ramës

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:18
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje ministres së Arsimit që “të shkarkojë menjëherë nga detyra dhe të çoje për ndjekje penale” Plarent Ndrecën, sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas Berishës, i cili i referohet mesazhit të një “pedagogu” dërguar në adresë të tij, Ndreca bën presion kriminal mbi rektoret e Universiteteve me urdhër të Ramës.

Në mesazhin e bërë publik nga ish kryeministri thuhet:

"08/06/2017, 11:44:51: Doktor ju përshëndes. Ndaj me ju shqetësimin që ndërkohë që Ministresha e re e Arsimit po merret me mbikqyrjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e përfshirjes së mësuesve, Plarent Ndreca po bën fushatë i pari në atë ministri.

Dje dhe sot ky njeri me urdhër të Edi Ramës ka marrë dhe kontaktuar çdo rektor të universiteteve publike dhe private që në mbledhjen e sotme të Konferencës së Rektorëve ata të zgjedhin njeriun e tyre, socialistin e thekur Rektor të Mjeksisë Tiranë Arben Gjata.

Universitetet private janë nxehur me këtë njeri i cili është një kamikaz që nuk kandidoi dot në fushatë sepse është në ndjekje penale nga prokuroria. mbledhja e konferencës së rektorëve po kalon në një tension të madh për shkak të presioneve politike dhe banditeske të Plarent Ndrecës ky Arben Gjata është ai doktori që i rregullon vizitat e natës në QSUT Edi Ramës që të ngjajnë si të papritura për të reklamuar pseudoreformat në shëndetësi e shtynë mbledhjen sepse universitetet private nuk pranuan të shqyrtojnë kandidaturën e tij dhe propozimin që vota e universiteteve publike të ketë mbivlerë nga ato të privatit".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat