Rama: Flamuri kuq e zi, i ripërtërirë në sheshin e të gjithë shqiptarëve

Shqipëria

Rama: Flamuri kuq e zi, i ripërtërirë në sheshin e të gjithë shqiptarëve

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 20:54
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook shkruan se flamuri kuq e zi do të shpaloset i ripërtërirë në sheshin më të madh urban të të gjithë shqiptarëve, atë të sheshit Skënderbej.

“Flamuri kuq e zi që do të shpaloset i ripërtërirë për pak në sheshin më të madh urban të të gjithë shqiptarëve, atë të Skënderbeut, do të jetë edhe shëmbëlltyrë historike e atyre gegëve e toskëve të mëdhenj që me 10 qershor 1878 në Prizren, u ngritën si një trup i vetëm për të kërkuar lirinë së bashku me qytetërimin, vetëvendosjen në trojet stërgjyshore së bashku me përparimin krah sivllezërve evropianë”, shkruan Rama.

Këtë përvjetor, shkruan Rama, të paharruar ta kujtojmë gjithmonë, me nderim për burrat e mëdhenj që e bënë të mundur, Prizrenin e mikpritjes dhe atdhedashurisë dhe mendimtarët e mëdhenj që na e lanë si dhiatë të përjetshme mbarëkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat