Berisha: Koncerti i sheshit kushtoi 2 milionë euro, Prokuroria të nisë hetimet

Shqipëria

Berisha: Koncerti i sheshit kushtoi 2 milionë euro, Prokuroria të nisë hetimet

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 06:37
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të nisë hetimet për shpenzimet e koncertit për hapjen e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Në postimin e tij, Berishashkruan se koncerti festiv ka kushtuar 2 milionë Euro dhe është shkelur karta e Kopenhagenit pasi ky është inaugurim elektoral.

Statusi në Facebook i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Mbi 2 milione euro festime dhe inaugurime elektorale ne qender te Tiranes!

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenitper zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej.

Ne keto ceremoni dhe aktivitete, burime te brendshme bejne me dije se po shpenzohen mbi dy milione euro nga buxheti dhe klientela. Qellimi i ketyre veprimtarive eshte i dyfishte.

Se pari, elektoral dhe vetem elektoral. Rama ne kete prag humbje nuk njeh ligj as standart.

Se dyti, me fiaskon e madhe qe pesoi ky projekt dhe dhjetra kritika te eksperteve vendas dhe te huaj, Rama dhe Lal Plehu duan te meresojne sadopak pamjet e sheshit, te cilin duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira! sb 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat