Kapet vrasësi i komisar Cukut? Policia shoqëron një 24-vjeçar si të dyshuarin kryesor

Shqipëria

Kapet vrasësi i komisar Cukut? Policia shoqëron një 24-vjeçar si të dyshuarin kryesor

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:46
Artan Cuku

Shoqërohet një i dyshuar si vrasës i komisarit Artan Cuku më 8 prill në Tiranë. I shoqëruari, sipas burimeve të brendshme nga Policia e Shtetit, është një 24-vjeçar nga Kuçova me emrin Mikel Sh.

Shoqërimi i tij ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë pallatit "me shigjeta". Ndërkohë mësohet se një operacion tjetër i drejtuar nga Hako Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka nisur për kapjen e dy personave të tjerë të dyshuar si të lidhur me ngjarjen.

Hetuesit janë drejtuar tek Mikel Sh. nisur nga analiza e ADN-së që kanë përftuar nga bluza e hedhur në një kosh mbeturinash, gjetur menjëherë pas vrasjes së Cukut.

Ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia është treguar e vëmendshme për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit lidhur me këtë ngjarje.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua më datë 8 prill 2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros" ku banonte, me armë zjarri, pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat