Edi Rama shprehet për herë të parë në lidhje me takimin e djeshëm me Fatos Nanon

Shqipëria

Edi Rama shprehet për herë të parë në lidhje me takimin e djeshëm me Fatos Nanon

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, sot, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Fatos Nanos të bërë ditën e djeshme për mediat, pas takimit të përbashkët, se situata aktuale politike nuk është çeshtje timoni, por destinacioni.

Rama në një takim me sipërmarrës në Golem tha se Nano pati shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.

“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çeshtje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të ekspriencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat