Denoncimi: Tezat e provimeve në këmbim të votës për PS

Shqipëria

Denoncimi: Tezat e provimeve në këmbim të votës për PS

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin këtë vit maturantëve po u jepen kopje gjatë provimit në këmbim të votës për Partinë Socialiste, dhe po penalizohen nxënës që nuk pranojnë t’i shesin votën për një provim.

Ditën e djeshme u zhvillua provimi i maturës për “Letërsinë”. Berisha publikoi në Facebook dy mesazhe të dërguara në adresë të tij.  

Në mesazhin e parë thuhet se dy mësuese në funksion të PS-s, nxorrën kopjen e provimit të maturës, vetëm 10 minuta pasi filloi, në gjimnazin e Kavajës.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Mesueset socialiste nxjerrin kopjen e provimit!

Gjimnazistet dixhitale informojne:

Nxjerrjen e tezes se provimit nga mesueset dhe specjalistja militante e zyres se arsimit. Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot qe dergojne ata! sb

"10/06/2017, 10:27:57: Doktor te pershendes. Pa kaluar 10 min nga fillimi i provimit te letersise, doli kopja nga gjimnazi i Kavajes ketu thuhet nga dy mesuese socialiste qe kishin premtuar kopjen kundrejt votave Po jua nis dokumentat Te fala ."

"mirmbrema.i nderuar.persa i perket.provimit te matures sot.specjalistja e za puke dhe pergjegjsja e provimit.ka poseduar vet celular per gjat gjith proqesit te provimit ka nxjerr po me tel te saj tezen jasht dhe po ashtu pergjigjet jua ka derguar vec atyre ne kembim te votes per drejtorin e saj te za pra per ps.te tjeret bejn sehir se si ajo ben rolin e liderit.ku dhe ne fund djeg nje vit shkolle nje nxensi gjoja i.kan gjetur tel po po jo jo jojo thjesht aj ska pranuar tja kembej noten me voten.eeeh medet ku kemi perfunduar me bagjella ne arsim femijet tan do mesojn vec se si behet sex ne zyrat e ZA Puke."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat