Akuza e Blushit: Rama gënjeu me Rrugën e Arbrit, vodhi paratë

Shqipëria

Akuza e Blushit: Rama gënjeu me Rrugën e Arbrit, vodhi paratë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:30
Kryetari i partisë LIBRA Ben Blushi

Kryetari i partisë LIBRA Ben Blushi ka qenë në veri-lindjen e vendit. Ai në Kukës tha se subjekti politik që ai përfaqëson mendon për të mbrojtur qytetarët nga pushteti i egër dhe korrupsioni.

“Arsyeja kryesore se përse LIBRA ka hyrë në këto zgjedhje është që t’iu mbrojë nga pushteti dhe nga korrupsioni”, ka deklaruar ai. Ndërkaq, Blushi dhe ekipi i tij janë ndalur edhe në Dibër. Nga ky qark, Ben Blushi deklaroi se Rama ka gënjyer për Rrugën e Arbrit dhe se paratë e kësaj rruge janë vjedhur nga ana e tij.

“Çfarë ka bërë Edi Rama me paratë e Rrugës së Arbrit, a e dini? Ia ka dhënë Gjushit për të bërë beton në Durrës. Ai i bëri rrush e kumbulla, duke i ndarë me shokët e vet të përlyer në krime”, ishte deklarata e fuqishme e Blushit. Kreu i LIBRA ka kërkuar votën e minatorëve, duke thënë se ata nuk duhet që t’ia japin votën partive të vjetra, por LIBRA-s, duke premtuar se partia që udhëheq ka për t’i mbrojtur nga padrejtësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat