Spahiu i LSI-së sulmon rëndën Beqajn: Bën fushatë me lopët e Bujqësisë!

Shqipëria

Spahiu i LSI-së sulmon rëndën Beqajn: Bën fushatë me lopët e Bujqësisë!

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 21:32
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për situatën e spitaleve në Shqipëri, e veçanërisht në Bulqizë ku ai zhvilloi një takim me banorët e zonës. Spahiu tha se gjendja e spitalit të Bulqizës është mjerane.

E për këtë arsye, nga frika për tu përballur me revoltën e qytetarëve të pakënaqur nga ish-ministri i Partisë Socialiste, Spahiu thotë se Beqaj ka zgjedhur të bëjë fushatë duke kërkuar vlerësime për arritjet e Ministrisë së Bujqësisë që është drejtuar nga LSI-ja.

“Bën fushatë, status, me shpërndarjen e lopëve në Burrel nga Ministria e Bujqësisë”, u shpreh kandidati për deputet i LSI-së, Përparim Spahiu, gjatë takimit elektoral në Bulqizë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat