Sali Berisha ka një mesazh për zgjedhjet në Kosovë

Shqipëria

Sali Berisha ka një mesazh për zgjedhjet në Kosovë

Nga: B.S Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:02
Sali Berisha

Zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në mënyrën më demokratike të mundshme, ndërsa edhe numërimi duket se është përfunduar shpejt.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka komentuar lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka thënë se këto zgjedhje ishin një arritje për demokracinë e re të Kosovës, përcjell Bota sot.

“Kosova, pas një fushate zgjedhore të civilizuar, votoi dje me dinjitet. Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës dhe forcat politike për këtë arritje të rëndësishme të demokracisë së re të Kosovës!”,ka shkruar Sali Berisha./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat