Debati për fasadat - Rama pyet Bashën pse rregullon flokët, kërkon një përkthyes për Ademin

Shqipëria

Debati për fasadat - Rama pyet Bashën pse rregullon flokët, kërkon një përkthyes për Ademin

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:21
Rama

Nga Shkodra ku mori pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të urës së Bunës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kundërshtarit të tij politik Basha mbi debatin e fasadave.

Rama: Njerëzit që bashkëjetojnë në një komunitet kanë më shumë se për çdo gjë nevojë që të kenë hapësirën e tyre të përbashkët publike.E kanë vizatuar si një histori sipërfaqeje, si një histori si e quajnë ata fasada, se unë fjalën fasadë nuk e konsideroj negative. Ia thashë dhe Lulit kur e takova: Po të ishte fasada e parëndësishme ti nuk ke pse i kreh flokët kur del, dil i pakrehur, i paveshur, i palarë se ti po ky je, nuk ka problem. Pse nuk e bën? Dhe kështu është për të gjitha. Paraftyroni për një moment sikur të gjitha gratë të mos krifeshin më, të mos visheshin më, të mos kujdeseshin më, të gjithë burrat të mos qetheshin më, mos rruheshin më. Fasada, pse duhet të merren me fasada.Të gjithë të dilnin dhe të merreshin me barkun që duhet mbushur dhe shqisat që duhet vënë në gjumë, çfarë do të ishte sot qytetërimi! E njëjta gjë vlen dhe për mjedisin dhe hapësirat urbane.

Në fund një thumb për kryebashkiaken e Shkodrës dhe një premtim për shkodranët.

Rama: Dua tu them të gjithë shkodranëve se pavarësisht se na kanë vënë në pozitë të vështirë duke na bërë të pamundur që të gjejmë përkthyes për të bashkëpunuar me kryetaren e bashkisë dhe bashkinë, ne do të bëjmë për Shkodrën çdo muaj dhe çdo vit më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat