Berisha akuzon rëndë Ministren e Mbrojtjes: Ndrikull Kodheli, turp!

Shqipëria

Berisha akuzon rëndë Ministren e Mbrojtjes: Ndrikull Kodheli, turp!

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:07
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka artikuluar një akuzë të rëndë ndaj Ministres së Mbrotjes Mimi Kodheli.

Berisha shkruan në rrjetin social se ajo po angazhon ushtrinë shqiptare në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë akt si një akt të turpshëm.

Në mesazhin e qytetarit digjital, shkruhet se në Has Ministrja e Mbrojtjes ka sjellë mjetet e ushtrisë për të mbyllur disa gropa, në këmbim të votës së qytetarëve.

Në fakt kjo është një akuzë e cila nëse vërtetohet, përbën një shkelje të rëndë të ligjit.

Lexoni se çfarë shkruan Berisha:

Ushtri per vote, Ushtri per vote!Turp per vote,turpe per vote!

Ndrikull Kodhelli, qe perdori aeroportet e ushtrise per transport droge, angazhon ushtrine ne fushate elektorale! I beje thirrje prokurorise te nise menjeher hetimin ndaj ketyre mercenarve me uniform qe nuk njohin ligj as ndere!sb/G

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat