Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër është shoqëruar me incidente çka është dashur ndërhyrja e policisë.
Tre perona mësohet se janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi ata kishin tentuar që të takonin kryeministrin nga afër në lidhje me dëmshpërblimet.
Shkodra ka vuajtur prej kohësh nga përmbytjet dhe mungesa e dëmshpërblimeve për qytetarët qoftë kjo nga qeveria e majtë, por dhe paraardhësit e saj, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.