Nishani: Shqipëria, vend partner i besueshëm në përballimin e sfidave

Shqipëria

Nishani: Shqipëria, vend partner i besueshëm në përballimin e sfidave

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 20:03
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani organizoi sot në Pallatin e Brigadave takimin e lamtumirës me diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e tij, Presidenti,  vendosi theksin në takimet më të rëndësishme të diplomacisë, dhe ngjarje të rëndësishme në vend që kanë lënë mbresa në punën e presidentit.

“Në të gjitha takimet e vizitat e mia me homologë dhe atoritete të huaja, në qendër të vëmendjes ka qenë promovimi i marrëdhënjeve të mira, miqësore dhe fqinjësore, si dhe demonstrimi dhe angazhimi i Shqipërisë si një vend partner i besueshëm në përballimin e sfidave dhe kërrcënimet me të cilat po përballet bota dhe shoqëria njerëzore sot”, theksoi Nishani.

Nishani e konsideroi vizitën në Kosovë si shumë të rëndësishme.

“Vizita ime e parë dhe e fundit e mandatit tim ka qenë në Kosovë. Kam pasur kënaqësinë të mirëpres dhe dy presidentë të Kosovës në Tiranë. Kosovën, kam patur  rastin ta vizitoj dhe shumë herë të tjera, por në mënyrë të veçantë,  kujtoj 5 vjetorin e Pavarësisë dhe cereminin e inagurimit të presidentit Thaçi”.

Një tjetër evendimet që ka lënë mbresa te Presidenti Nishani është  vizita e Papa Franceskut në Tiranë.

“E paharrueshme për mua si president, si nga përmasat dhe nga mesazhet e dhëna, ishte mundësia për të mirëpritur në Tiranë, Papa Franceskun, në shtatorin e vitit 2014. Por edhe vizita ime në Vatikan në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, sot Shën Tereza e Kalkutës,  do mbetët e pa shlyer në kujtesën time”, tha Nishani.

Po ashtu, Nishani tha se në kuadër të agjendës rajonale me ftesë të  homologëve të mi, gjatë kësaj periudhe,  ka zhvilluar vizita zyrtare në Slloveni, Mal të Zi, Kroaci në Bosnje-Hercegovinë, në Bullgari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat