Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij të përditshme Amarcord ka publikuar një fotografi të Marubit të bërë në vitin 1930 në Laç.
Rama ka thënë se 13 qershori është dita e përkujtimit liturgjik të Shn'Anoit, shenjt katolik për nga besa e mirëbërës i të gjithëve.
Postimi i plotë:
AMARCORD
Vetmitar si Shën Antoni i Padovës, ermitazhi i famshëm i dedikuar shenjtit qëndron stoik në këtë foto të Marubit të 1930, në shkrepat e Laçit.
13 qershori është dita e përkujtimit liturgjik të Shn'Anoit, shenjt katolik për nga besa e mirëbërës i të gjithëve, prej birësimit shpirtëror të mbarë shqiptarëve, të cilët, pa dallim feje, e përnderojnë nëpërmjet lutjes dhe pelegrinazheve të tyre.
Gëzuar emrin të gjithë shqiptarëve që kanë fatin të quhen Anton, Ndue dhe Ndojë.