Rama bashkëbisedim me qytetarët në Dibër dhe takim elektoral në Peshkopi

Shqipëria

Rama bashkëbisedim me qytetarët në Dibër dhe takim elektoral në Peshkopi

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 18:47
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët për atë që është bërë për të ndryshuar shëndetësinë dhe sa mbetet ende për të bërë ndryshimin e vështirë të këtij sektori.

“Shumë kemi bërë për të ndryshuar shëndetësinë dhe shumë më tepër do të bëjmë akoma për rilindjen e vështirë të këtij sektori, si edhe për gjithë sektorët e jetës ku shteti duhet të jetë shërbëtor i çdo qytetari”, tha Rama.

“Gjatë kësaj pjese të parë ne kemi ndërtuar themele të forta për ndërtimin e shtetit edhe në shëndetësi; Hoqëm TVSH 10% për barnat dhe shërbimet mjekësore; Çliruam tregun nga kapja dhe ulëm çmimet e barnave me 30% duke u kursyer shqiptarëve çdo vit 70 milionë dollarë; 1,3 milionë shqiptarë 35-70 vjeç përfitojnë 44 ekzaminime falas”, u shpreh Kryeministri Rama.

Mjeku i familjes, vijoi kreu i qeverisë, “e?shte? sot falas për të gjithë, edhe për 600 mijë qytetarët e pasiguruar”.

“Shtuam me 170 ilaçe liste?n e barnave të rimbursueshme dhe rritëm me 150 mijë numrin e qytetarëve përfitues duke përfshirë edhe ata që nuk janë të siguruar; 96 mijë instrumente të reja moderne kirurgjikale zëvendësuan instrumentet e viteve 90-të; ndërtuam Qendrën Kombëtare të Urgjencës me 20 ambulanca të reja dhe një helikopter i ri; Çdo shqiptar sot paguan mesatarisht 17% më pak për shëndetësinë se në 2013”, tha Rama.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, u shpreh Rama.

Rama në Peshkopi: Filluam ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Peshkopi,

“Gjatë këtij mandati të pare, ia dolëm që të bëjmë realitet ëndrrën shekullore të dibranëve, fillimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit; ndërkohë që Rilindja Urbane po transformon çdo ditë e më shumë hapësirat publike duke rritur sot punësimin në zonë, vlerën e pronave, aktiviteti e bizneseve dhe ekonominë lokale”, tha Rama

“Rritëm mbështetjen për bujqësinë, dyfishuam tokën e punueshme bujqësore dhe rritëm eksportet e prodhimeve shqiptare me 70%; por jemi të vetëdijshëm që nuk është ende mjaftueshëm; ashtu si edhe trefishimi i rritjes ekonomike nuk është ende mjaftueshëm për të patur impaktin e duhur në familjet dibrane”, theksoi kryeministri Rama.

Por, shtoi ai, “taksimi ndershëm, rritja e rrogave deri 36%, rritja pensioneve deri 40%, zerimi i taksave për bizneset e vogla dhe trefishimi i ndihmës ekonomike janë një bazë e fortë për të vijuar më tej në pjesën e dytë”.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat