Rama premton se do ta rindërtojnë sektorin e shëndetësisë

Shqipëria

Rama premton se do ta rindërtojnë sektorin e shëndetësisë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:33
Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore që zhvilloi sot në Dibër

Kryetari i Partisë Socialisti, Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore që zhvilloi sot në Dibër, theksoi se kanë bërë shumë për të ndryshuar shëndetësinë dhe premtoi se do të bëjnë edhe më shumë në këtë drejtim.

“Gjatë kësaj pjese të parë ne kemi ndërtuar themele të forta për ndërtimin e shtetit edhe në shëndetësi. Hoqëm TVSH 10% për barnat dhe shërbimet mjekësore. Çliruam tregun nga kapja dhe ulëm çmimet e barnave me 30% duke u kursyer shqiptarëve çdo vit 70 milionë dollarë. 1,3 milionë shqiptarë 35-70 vjeç përfitojnë 44 ekzaminime falas”, u shpreh Kryeministri Rama.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat