Edhe një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri: PS – 48%; PD – 32%; LSI – 13%; LIBRA – 3%: PDIU – 2.5%

Shqipëria

Edhe një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri: PS – 48%; PD – 32%; LSI – 13%; LIBRA – 3%: PDIU – 2.5%

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 00:19
Ilustrim

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e tretë, (14 qershor).

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.

Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me 2.5% të votave, ndërsa partitë e tjera janë nën 1%.

54.7% e qytetarëve thonë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, 36.1 % kanë thënë se nuk do të shkojnë të votojnë, ndërsa 8.5 % janë të pavendosur.

Numri i të intervistuarve në sondazhin e sotëm (14 qershor) është 2002, periudha 12-13 qeshor dhe marzhi i gabimit është +/- 3.3 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat