Ballafaqimi live me ish-të dashurën, shkrimtari: Fantazon, ne as seks nuk kemi bërë

Shqipëria

Ballafaqimi live me ish-të dashurën, shkrimtari: Fantazon, ne as seks nuk kemi bërë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 13:26
Lumturie Kodra dhe Amedeos Baçi

Një histori dashurie mes dy shkrimtarësh përfundon me akuza të ndërsjellja që kulmon me një përballje live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Lumturie Kodra pak javë më parë akuzoi shkrimtarin dhe redaktorin Amedeos Baçi se e kishte mashtruar duke i zhvatur 15 mijë euro, taktikë, që sipas Lumturies e ka ndjekur edhe me femra të tjera. Për të gjitha akuzat ajo thotë se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurori, por Amedeus është sot përballë me të dhe mohon të kenë pasur një lidhje dashurie.

“Nuk ka pasur lidhje dashurie mes nesh, nëse do ishte do kishte përputhje, nuk po them në masë të barabartë, por po them që duhet të ketë bazament të fortë. Ky mund të ketë qënë një perceptim i zonjës, pasi unë them se dashuria e madhe lind me colpo di fulmine siç thonë italianët. Ajo kishte guxim, vullnet por nuk ishte shkrimtare. Unë u mora me të dhe krijimet e saj se pata një dashamirësi”,- tregoi ai.

I pyetur nëse lidhja e tyre ishte konsumuar, shkrimtari Baçi e mohoi këtë.

“As që bëhet fjalë për seks. Kjo është një zonë rozë që as më josh e as më ngazëllen.Ajo fantazon deri në marrëzi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat