Eksportet shqiptare rriten 4,6 për qind

Shqipëria

Eksportet shqiptare rriten 4,6 për qind

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:50
INSTAT

Instituti i Statistikave njoftoi sot se eksportet shqiptare përgjatë periudhës 2012-2016 janë rritur mesatarisht me 4,6 për qind, ndërkohë numri i ndërmarrjeve eksportuese është rritur mesatarisht me 7,2 për qind.

Sipas INSTAT, edhe importet janë rritur mesatarisht me 1,4 për qind, dhe numri i ndërmarrjeve që kryejnë këtë aktivitet është rritur mesatarisht me 6,2 për qind.

Në vitin 2016, numri i ndërmarrjeve eksportuese është 2.740 nga 2.029 që ishin në vitin 2012, duke u rritur mesatarisht me 7,2 %. Krahasuar me vitin 2015, ky numër është rritur me 9,3 %. Në vitin 2016, këto ndërmarrje zënë 96 %, të ndërmarrjeve eksportuese.

Në ndërmarrjet eksportuese, mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë, ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë. Për periudhën 2012-2016, vlera e eksporteve e kryer nga ndërmarrjet që operojnë në industri, zë 84,5 % të totalit të eksporteve.

Referuar të njëjtës periudhë, eksportet kanë pasur një rritje mesatare prej 3,1 %. Në vitin 2016, vlera e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 82,8 % dhe duke reflektuar rritje me 2,3 %, krahasuar me vitin 2015.

Në ndërmarrjet eksportuese, mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë, ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë. Për periudhën 2012-2016, vlera e eksporteve e kryer nga ndërmarrjet që operojnë në industri, zë 84,5 % të totalit të eksporteve.

Referuar të njëjtës periudhë, eksportet kanë pasur një rritje mesatare prej 3,1 %. Në vitin 2016, vlera e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 82,8 % dhe duke reflektuar rritje me 2,3 %, krahasuar me vitin 2015.

Gjatë harkut kohor 2012-2016, vlera e eksporteve drejt vendeve të BE zë mesatarisht 76,6 %, ndërkohë në vitin 2016 ky tregues është 77,8 %. Pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve drejt vendeve të BE, në vitin 2016 e zë Italia me 71,6 %, me produkte industriale. Ndërsa, në harkun kohor 2012-2016, sa i përket numrit të ndërmarrjeve, rritjen mesatare më të lartë e kanë pasur ato drejt Kinës me 9,2 %.

Sa i përket llojeve të produkteve, në periudhën 2012-2016, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë përpunuese zënë pjesën më të madhe të eksporteve me mesatarisht 68,6 %.

Në vitin 2016, eksportet e industrisë përpunuese zënë 80,4 %. Brenda grupit të industrisë përpunuese, peshën kryesore në periudhën 2012-2016 e zënë produktet tekstile me 28,4 %, produktet e përpunimit të lëkurës me 26,7 % dhe produktet e metaleve bazë me 15,8 %. Me rritje mesatare konsistojnë produktet tekstile me 2,9 % produktet e përpunimit të lëkurës me 3,9 %, ndërsa produktet e metaleve bazë u ulën me 13,8 %.

Për periudhën 2012-2016, gjysma e vlerës së eksporteve është dhënë nga 20 ndërmarrjet më të mëdha. Në vitin 2016 ky përqendrim është ulur dhe ka arritur në 37,3 %.

Ndarja e ndërmarrjeve eksportuese, sipas vendeve partnere në periudhën 2012-2016, 68,0 % e ndërmarrjeve eksportuese, kryejnë eksport vetëm drejt një vendi partner, ndërsa në 2016 ky tregues është 64,9 %.

Numri i ndërmarrjeve importuese në vitin 2016 është 10.038 nga 7.347 që ishte në vitin 2012, duke u rritur mesatarisht 6,2 %. Krahasuar me vitin 2015, ky numër është rritur me 13,1 %. Sipas madhësisë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), për periudhën 2012-2016 zënë 98,2 % në grupin e ndërmarrjeve importuese dhe në vitin 2016 këto ndërmarrje zënë 98 %.

Tregtia është sektori që mbizotëron në importet e mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat