Basha: Rama në vend të njerëzve kishte prioritet palmat

Shqipëria

Basha: Rama në vend të njerëzve kishte prioritet palmat

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:47
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se nuk ka përmbushur pritjet e qytetarëve për zhvillim të mirëfilltë të vendit, duke thënë se në vend të kësaj ka pasur prioritet palmat dhe pllakat.

Ai në një postim në Facebook është zotuar se nën qeverisjen e tij qytetarët e Shqipërisë do të kenë një ekonomi më të zhvilluar dhe një të ardhme të sigurt.

Postimi i plotë:

Sot paradite takova e bisedova me mijëra vlonjatë, shumica e të cilëve ndjehen të braktisur sepse Edi Rama në vend të njerëzve zgjodhi për prioritet palmat dhe pllakat. Unë kam një plan ekonomik që do të forcojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja pune. Ne do të ndërtojmë një të nesërme të sigurt për të gjithë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat