Rama fotografohet në mesnatë te Bulevardi i Ri. Çfarë po përgatit kryeministri?

Shqipëria

Rama fotografohet në mesnatë te Bulevardi i Ri. Çfarë po përgatit kryeministri?

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 06:25
Edi Rama

Edi Rama qëndroi në punë vonë këtë të premte. Jo në zyrën e tij në kryeministri, por tek Stacioni i Trenit, aty ku nis Bulevardi i Ri i Tiranës.

Media mësoi se Edi Rama është duke improvizuar lindjen e diellit, këtë mesnatë përmes efekteve speciale. Qytetarë që kanë kaluar aty pranë, thanë se kishin parë Edi Ramën duke tërhequr një litar, i rrethuar nga disa kamera që e filmonin.

Nuk dihet fabula e spotit të ri, por me siguri që idetë e kryeministrit surprizojnë në këto raste.

Fotot që shihni janë bërë mesnatën e sotme, ndërsa xhirohej spoti i ri i fushatës së 25 Qershorit për kryeministrin e Rilindjes. Kamerat dhe prozhektorët që ndriçojnë hapësirën ku po xhirohet video e re publicitare, dallohen lehtësisht në zonën përreth.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat