Berisha ngre Kuvendin në 1 minutë heshtje, nderim për ish-kancelarin Helmut Kohl

Shqipëria

Berisha ngre Kuvendin në 1 minutë heshtje, nderim për ish-kancelarin Helmut Kohl

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 10:59
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në këmbë për të nderuar me 1 minutë heshtje, ish-kancelarin e Gjermanisë Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë dje.

Berisha e mori fjalën sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht figurën e Kohl dhe sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai ka i dhënë Shqipërisë.

"Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl - tha Berisha. -  Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë. Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci.

Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar. Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje."

I gjithi Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje pas kësaj ftese. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat