Habit Rama edhe një herë për 'makinën me një timon", thumbon edhe Fatmir Mediun me krushkun e tij

Shqipëria

Habit Rama edhe një herë për 'makinën me një timon", thumbon edhe Fatmir Mediun me krushkun e tij

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 17:11
Edi Rama

"Unë s’di ti jap as makinës, nuk më intereson kurrë timoni, s'kam pasur kurrë pasion që t’i jap makinës".

Keshtu iu është përgjigjur gjithë kritikëve të shprehjes ‘makina me një timon’, kreu i qeverisë Edi Rama gjate nje takimi me qytetarët e Kasharit. “ Kjo nuk ka lidhje, unë flas për busullën. S’merrem me makina, jo motori”, tha Edi Rama.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin ekonomik të PD-së, që sipas tij është varianti modern i Sudes. Rama tha se shpreh keqardhjen e tij që politikanët e tjera vazhdojnë, sipas tij, të tallen me njerëzit. “Do ulim taksat, thotë Luli. Po taksa për biznesin e vogël është zero! Luli mbase mund t’i çojë nën zero”, tha Rama. 

“Varianti modern i Sudës, është PD. Dhe thonë që e kemi marrë nga Amerika, po ça Amerike! Këta sikur kanë dalë nga Konferenca e Pezës dje, por pa patriotizmin e kësaj konference. Vetëm rrumpallë mund të bëjnë këto lloj lulesh. Unë nuk u them as anëtarëve të PD që ejani merrni teserën e PS. Unë u them jini kush të doni, por kur shkoni tek zyra e shtetit, keni probleme. Ishin në Vlorë. E bëjnë Vorën F.F, dy F. Tek Fiqiriu, krushku i Fatmir Mediut. Del partia e Hipotekës dhe thotë duam kaq %. Dhe unë them se nuk duhet t’i kenë partitë zyrat e shtetit. Po ua them copë, administrata shtetërore në 27 vite nuk u bë dot. Kemi bërë përmirësime të ndjeshme të administratës që është lartë. Po nuk na dhatë fuqinë që të kemi ne timonin. Ca të tjerë duan tepsinë, jo Shqipërinë, se kjo është loja.”, pohoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat