Rama tregon krisjen me Metën: Ja kur nisi mosmarrëveshja

Shqipëria

Rama tregon krisjen me Metën: Ja kur nisi mosmarrëveshja

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 19:23
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Lushnja në një takim elektoral, duke treguar edhe arsyen e krisjes me LSI-në.

Pasi tha se reformat me koalicionin ishin të suksesshme, Rama tha se krisja me LSI-në në fakt ka nisur me votimin e reformës në drejtësi.

“Krisja me ta nuk ka nisur tani. Krisja me partnerin e koalicionit ka nisur me votimin e reformës në drejtësi. Ata ëndërrojnë akoma se ajo nuk do të zbatohet”, tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe PD-së, për sportin më të fundit elektoral, ku Rama paraqitet si një drejtues automjeti pa patentë që aksidentohet.

“I them partisë së patentave, se unë nuk po ju ftoj në një garë me makina. Vërtetë s’kam patentë, por s’është e njëjta gjë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat