Rama përballë Ylli Rakipit në “Të Paekspozuarit”, nuk pranon Lubonjën dhe Bushatin

Shqipëria

Rama përballë Ylli Rakipit në “Të Paekspozuarit”, nuk pranon Lubonjën dhe Bushatin

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 21:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”. Ai do të jetë vetëm përballë gazetarit Rakipi.

Formati i emisionit ishte paracaktuar që ai të përballej me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin, mirëpo kryeministri ka kërkuar të jetë vetëm me Rakipit.

Kjo pasi Rama ftoi Rakipin dhe dy bashkëpunëtorët e tij që ta zhvillonin emisionin në Gjirokastër të enjten e shkuar, por ata nuk pranuan.

Në këtë mënyrë, tani është Rama që nuk pranon të jetë në studio me Lubonjën dhe Bushatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat