Rama: Vota për Lulzimin është të rilindë Republikën e vjetër

Shqipëria

Rama: Vota për Lulzimin është të rilindë Republikën e vjetër

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:06
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Gramsh, tha se të votosh për Republikën e re të Lulzim Bashës është të rilindësh për Republikën e vjetër.

Ai tha se çdo shqiptar më 25 qershor është një gjyqtar.

Rama: Ata që duan më shumë të djathtën dhe Partinë Demokratike se sa fëmijët e tyre, le t’ia japin votën Lulzimit që të rilindë Republika e vjetër në emrin e të resë dhe të rigjallërohen dhe të dalin si kërpudhat kristalet, vitrinat, magazinat dhe llamarinat.

Shqiptarët duhet të kuptojnë se të votosh si patriot do të thotë që të drejtën e votës ta shikosh si detyrim sepse ditën e votimit çdo qytetar me të drejtë vote është anëtar i gjykatës së popullit që shkon të gjykojë të gjitha partitë në garë.

Atje nuk shkon si tifoz, por si patriot. Pavarësisht se çfarë bindjesh dhe partish; kë duhet të marrim në punë për të drejtuar Shqipërinë dhe për ta bërë shtet me punë dhe mirëqenie në 4 vitet e ardhshme.

Unë besoj se kushdo që ia bën vetes këtë pyetje gjen vetëm një përgjigje; të çon në kutinë e numrit 2. Nuk është rastësi që në këtë moment është bashkuar numri rendor i Partisë Socialiste me simbolin e Evropës që duam.

Demokratët ta kenë shpirtin në paqe. Duke votuar numrin 2, ato votojnë për ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Evropa. Për ta ka rëndësi që Shqipëria që duam të jetë realiteti i fëmijëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat