Meta deklaroi: Do armatos popullin. Vjen përgjigjja e Ramës

Shqipëria

Meta deklaroi: Do armatos popullin. Vjen përgjigjja e Ramës

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 23:49
Edi Rama

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë fushatë per Zgjedhjet e 25 Qershorit Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama vjen sot në Tonight Ilva Tare ne Ora News.

Pjese nga intervista

Tare: Incidentet me eksponentë të LSI, ndjeni përgjegjësi si Kryeministër i vendit? Meta ka bërë thirrje dhe për armatosje të popullatës.

Rama: Nuk dua të bëj komente për këto, i bie të hidhem me kokë në një batak ku nuk kam asnjë arsye të hidhem. Kjo është fushata më e qetë që është zhvilluar ndonjëherë që kur marr pjesë në fushata. Është fushata më e pastër nga pikëpamja e raportit të politikës me hapësirën publike sepse kemi shpëtuar nga ajo barbaria e fotografive, e flamujve mbi shtylla, e lemerive, banderolave që kapeshin nëpër lagje. Njerëzit nuk e ndjejnë fushatën jashtë kanaleve normale të komunikimit kur hapin TV, ose kur shkojnë vetë në një takim, në radio apo gazeta. Kjo është një fushatë ku nga pikëpamja e tensioneve, nuk ka pasur kurrë një fushatë të tillë. Të gjithë palët, përfshirë opozita, kanë sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe administratës dhe nuk ndjehen sikur janë në garë me shtetin, në luftë me administratën. Janë në garë partitë me njëra-tjetrën. Unë nuk kam asnjë lidhje dhe as detyrë të merrem me këtë pjesë, është detyrë e policisë së shtetit. Ka gjithë respektin dhe mbështetjen time. Pretendimet e cilitdo subjekt apo individ lidhur me çfarë ka ndodhur janë pretendime që trajtohen në rrugë ligjore dhe nuk janë pretendime që mund të kthehen në akuza apo armatime.Këtu pastaj nuk jemi më në kushtet e normalitetit të një komuniteti njerëzish që respektojnë disa piketa kur komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat