Rama rrëfen takimet me Fatos Nanon: Sa më shumë jam në detyrë, aq më shumë e kuptoj

Shqipëria

Rama rrëfen takimet me Fatos Nanon: Sa më shumë jam në detyrë, aq më shumë e kuptoj

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 08:37
Fatos Nanon dhe Edi Rama

Në “Ora News” kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama foli për takimet me ish- kryeministrin Fatos Nano.

Ai zbuloi se sa më shumë është në këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon.

Tare: Çfarë biseduat me Fatos Nanon?

Rama: Me Fatos Nanon bisedoj prej kohësh. Sa më shumë jam në këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon.

Tare: Kuptoni edhe veten tuaj për sjelljen ndaj tij?

Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj autokritikë në organizatën bazë, megjithëse e keni sfondin e kuq mbrapa, por nuk më dukeni si sekretare partie sepse keni pamjen dhe veshjen shumë bashkëkohore.

Kur nuk je kryeministër, shumë gjëra të duket sikur i kupton, por nuk i kupton. Kur bëhesh fillon e kupton që gjërat janë ndryshe.

Bisedat me Fatosin janë shumë interesante, për faktin se është si puna e atij kapitenit të anijes që preferon të rrijë në breg dhe shikon të tjerët që merren me anijen por që i di anijes shumë sekrete. Bëhet një bisedë shumë njerëzore dhe me shumë vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat