Vasili: Thirrja e Ramës e pashembullt; shkak rezultati elektoral

Shqipëria

Vasili: Thirrja e Ramës e pashembullt; shkak rezultati elektoral

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 23:47
Petrit Vasili

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Petrit Vasili, gjatë një interviste në Top Story mbrëmjen e së mërkurës e cilesoi një këmbanë alarmi thirrjen e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Policisë në fushaten zgjedhore.

“Kryeministri ka bërë një thirrje që nuk është dëgjuar në 70 vite, kur i kërkoi Policisë së Shtetit që ajo të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Kjo thirrje e pashembullt motivohej vetëm nga një arsye, ajo e rezultatit elektoral dëshpërues të Edi Ramës, që e imponon atë që të dhunojë institucionet e këtij vendi”, tha Vasili.

Ndonëse kryeministri pati edhe një ndjesë, vijoi ai, që është e padëgjuar, sepse ne jemi në një kohë kur kemi një Task Forcë shumë të rreptë, që po ndëshkon ashpër, sipas ligjit, zyrtarë të niveleve të ulta për një foto në takime elektorale, ndersa Kryeministri i vendit bën një thirrje të tillë që nuk mund të jetë një ndjesë pasi bëhet fjalë për dy standarde, një drejtësi për njeriun e thjeshtë dhe një për Kryeministrin, tha kreu i LSI-së.

Deklarata e Ramës, sipas Vasilit, është një “këmbanë alarmi”, që shteti mund të transformohet po të jetë në duar të këqija si ky, qe mund të bëje gjithçka vetëm që të realizojë egoizmat e tij politike, tha ai.

Kjo deklarate e Kryeministrit u pasua nga thirrja e ish-kryetarit te LSI-se, Ilir Meta për “armatosjen e qytetarëve”.

“Zoti Meta përdori në mënyrë të qartë, një mënyrë të foluri popullore për t’i vënë në dukje opinionit publik gjendjen e pasigurisë së jashtëzakonshme që krijoi Edi Rama me deklaratën e tij. Ishte shumë e qartë, mënyra, konteksti që Meta i tha ato fjalë, që ky Kryeministër është i gatshëm që të kthejë organizatat e rendit në skuadra partiake”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat