Dako: Mandat të dytë për kryeministrin Edi Rama për të bërë akoma dhe më shumë për Shqipërinë që duam

Shqipëria

Dako: Mandat të dytë për kryeministrin Edi Rama për të bërë akoma dhe më shumë për Shqipërinë që duam

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:08
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashksië, Vangjush Dako

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashksië, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Klodiana Spahiu, zhvilluan një takim me banorët e lagjes numër 18.

Në fjalën e tij para banorëve, z. Dako solli në vëmendje reformat e ndërmarra nga qeveria në këto 44 muaj qeverisës teksa kërkoi mbështetjen e banorëve për kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për të vijuar rrugën e nisur dhe për të bërë akoma dhe më shumë.

“Ne na duhet dhe një mandat për Edi Ramën për të vazhduar gjithë këto reforma të mëdha që kemi nisur, për të bërë punë më të mira për Shqipërinë që duam, me më shumë shtet, me më shumë mundësi punësimi, me më shumë mirëqenie dhe një Shqipëri ashtu siç e duam të gjithë, një Shqipëri drejt Europës”, deklaroi z. Dako.

Kryebashkiaku theksoi se në këto vite, që Bashkia që ai drejton ka punuar me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, janë bërë për Durrësin aq shumë investime sa nuk janë bërë në 25 vite të marra së bashku. “Me Edi Ramën kryeministër të jeni të sigurtë që Bashkia e Durrësit do të ketë një mbështetje më të madhe, do të ketë financime më të mëdha dhe të jeni të sigurtë që gjithë këto investime, gjithë këto financime, do kalojnë në shërbim të qytetarëve. Në katër vjet që kemi punuar me qeverisjen e Edi Ramës kemi bërë punë për Durrësin sa nuk ishin bërë për 25 vite të marra së bashku. E për të vazhduar përsëri në këtë drejtim, për të bërë akoma punë të mira na duhet vota për Edi Ramën në 25 Qershor, votë për numrin 2, votë për Partinë Socialiste”, u shpreh z. Dako.

Ndërkohë, kandidatja Spahiu vlerësoi mbështetjen që qytetarët i dhanë qeverisë “Rama” për reformat e ndërmarra teksa shtoi se ka ende edhe shumë punë për të bërë. “Kanë qenë reforma të vështira që pa mbështetjen tuaj nuk do të ishin realizuar kurrë. Për të bërë më shumë punë të mira, për të patur më shumë vëmendje na duhet patjetër ndihma juaj në datën 25”, theksoi Spahiu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat