Interes i lartë për zgjedhjet në Shqipëri

Shqipëria

Interes i lartë për zgjedhjet në Shqipëri

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 14:05
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri kanë ngjallur interes të lartë dhe ato do të monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish, vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët do ta ndjekin nga afër procesin ditën e votimeve dhe pas tij.

Deri tani numërohen në total mbi 5500 vëzhgues, afatshkurtër dhe afatgjatë, të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për monitorimin e procesit të votimit dhe më pas, atë të numërimit të votave.

Përfaqësues të misionit të ODIHR, stafe të ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së në Tiranë, të Këshillit të Europës, të mediave prestigjioze ndërkombëtare etj, do të ndjekin nga afër procesin, sidomos në dy momente të tij, gjatë votimit dhe numërimit të votave.

Të shumtë në numër janë dhe vëzhguesit vendas, që i përkasin kryesisht organizatave të specializuara në fushën e zgjedhjeve, atyre nga shoqëria civile, të angazhuara në problematikat e mirëqeverisjes dhe demokratizimit, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat