Policia: Vrasjen e Komisarit Artan Cukut e porositi një fierak, ja sa euro u pagua Mikel Shallari

Shqipëria

Policia: Vrasjen e Komisarit Artan Cukut e porositi një fierak, ja sa euro u pagua Mikel Shallari

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:11
Artan Cuku

Marrin tjetër drejtim ngjarjet mbi vrasjen e Artan Cukut. Policia ka shpallur në kërkim 2 persona që dyshohen si pjesë e një bande që Artan Cuku e shkatërroi në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Vlorës.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona një nga Fieri dhe një tjetër nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë porositur vrasjen e Artan Cukut.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se, autori është një prej tyre, kurse vlonjati bashkëpunëtor. Mendohet se fieraku i ka dhënë Mikel Shallarit 25 mijë euro për ekzekutimin e Artan Cukut.

Të dy personat e shpallur në kërkim, emrta e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore, kanë vepruar në të njëjtën bandë që u shkatërruar nga kryepolici i Vlorës, Artan Cuku.

Dy personat janë arrestuar në atë kohë nga operacioni.

Duket se pas daljes nga burgu, ata kanë hartuar planin e hakmarrjes ndaj Cukut.

Kjo pistë vjen paralel me pistën tjetër, që vrasja e Cukut ka ndodhur për hakmarrje nga familja tropojane, djali i të cilëve u vra në zyrën e Cukut para shumë vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat