140 denoncime për blerje votash në vetëm 3 ditë

Shqipëria

140 denoncime për blerje votash në vetëm 3 ditë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Brenda 72 orëve të miratimit të platformës telefonike me numrin 069 413 7777 Whatsapp/ Viber nga ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithët krimet e tjera elektorale, burime te SYRI.net, ka pasur 140 informacione.

Këto të dhëna janë marrë për verifikim nga strukturat e posaçme të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Të gjitha informacionet ruhet në konfidencë të plotë dhe trajtohen me përparësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat