U lanë jashtë listave të PD-së, Patozi dhe Bode marrin pjesë në përmbylljen e fushatës në bulevard

Shqipëria

U lanë jashtë listave të PD-së, Patozi dhe Bode marrin pjesë në përmbylljen e fushatës në bulevard

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:28
Astrit Patozi dhe Ridvan Bode

Dy deputetët e lënë jashtë listave të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë marrë pjesë në përmbylljen e fushatë së kësaj partie, mbajtur sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Pavarësisht bindjeve të kundërta me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ata, kanë vendosur të marrin pjesë në mbylljen e fushatës me idenë e përkrahjes për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.

Krahas pjesëmarrjes së tyre, në bulevard, është parë edhe Majlinda Bregu. Një tjetër emër kritik me kreun e PD-së, lënë jashtë listave të kandidatëve për deputet, ku pavarësisht divergjencave me Bashën, nuk mungoi në përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat